Pjesëtarët e forcave të sigurisë së Turqisë për shtatë ditë ndaluan 1.376 migrantë.
Drejtoria për roje bregdetare, Drejtoria e xhandarmërisë dhe Drejtoria e policisë aksionin kundër migracionit ilegal e organizuan në periudhën prej 9-15 prill.
Në aksionet e kryera në det janë kapur 1.107 migrantë, ndërsa në tokë 269. Migrantët janë me origjinë nga vendet e Lindjes së Mesme dhe vendet afrikane.
Ekipe të rojës bregdetare që nga fillimi i vitit parandaluan 6.336 migrantë që ilegalisht të kalojnë në ishujt grekë.