Në vendet e Ballkanit kremtohet Fitër Bajrami

Mos i humb

 

Besimtarët muslimanë në Kroaci, Bosnjë dhe Hercegovinë, Mal të Zi dhe Serbi kanë mbushur xhamitë për të falur namazin e Fitër Bajramit.

– Xhamia e Zagrebit mblodhi një numër të madh besimtarësh

Xhamia e Zagrebit mblodhi një numër të madh besimtarësh nga qyteti dhe rrethinat e tij në faljen e namazit të Fitër Bajramit. Hytben e Bajramit e mbajti myftiu i Zagrebit Aziz ef. Hasanoviç, i cili paralajmëroi për rreziqet bashkëkohore që kërcënojnë Islamin.

“Më pak se një për qind e atyre që e quajnë veten muslimanë në botë sot mbjellin frikë dhe shkatërrojë të gjitha vlerat e Islamit, duke u thirrur pikërisht në Islam. Dëshmoj se ulemaja islame, ose dijetarët muslimanë sot, dënojnë me forcë aktet e tilla dhe në mënyrë të qartë kanë theksuar se veprimet e tilla të nxjerrin nga besim”, tha Mufti Hasanoviç.

Ai i ftoi prindërit të jenë të kujdesshëm nga “manipulatorët që rekrutojnë fëmijët tanë me oferta të ndryshme”.

“Islamofobia e cila sot, për fat të keq, ne jemi dëshmitarë në Evropë, ushqen terrorizmin. Në të njëjtën kohë, terrorizmi forcon Islamofobinë”, tha Myftiu Hasanoviç.

– Srebrenicë, namazi i Bajramit është falur në 11 xhami

Në Bosnjë dhe Hercegovinë, në rajonin e Komunës së Srebrenicës, namazi i Bajramit është falur në 11 xhami, kurse ceremonia qendrore u mbajt në Xhaminë e Bardhë, e cila ishte shumë e vogël për të pranuar të gjithë besimtarët.

“Namazi i Bajramit është falur në xhamitë e rinovuara në Potoçari, Suçesca, Slapoviç, Luca, Krushev Dol, Osmaci, Lijeshçe, Dobrak, Daljegoshta dhe Osato”, tha kryeimami i Mexhlisit të Bashkësisë Islame të Srebrenicës, Damir Peshtaliç.

Peshtaliç tha se Bajrami është një gëzim i cili ndahet me të tjerët.

“Bajrami është gëzimi i besimtarëve i cili ndahet me familjen dhe të afërmit. Bajramin duhet ta ndajmë me të gjithë ata që janë në mjedis. Begatitë e Bajramit duhet të shfrytëzohen për qëllim të pajtimit, energjisë vëllazërore dhe njerëzore, nga e cila do të nxjerrim mesazhin se duhet të jemi së bashku dhe të unifikuar, si dhe të fokusuar për të mirën”, tha Peshtaliç.

Ai u bëri thirrje besimtarëve për të vizituar nënat që kanë mbetur pa të dashurit e tyre.

“T’ua hapim dyert, t’u themi se nuk jeni të vetme në këto ditë të bekuara, t’ua lehtësojme dhe t’u qëndrojmë pranë. Ne jemi fëmijët e tyre”, tha Peshtaliç.

Pas faljes të namazit të Bajramit në Xhaminë e Bardhë, besimtarët organizuan takime dhe bisedë para xhamisë në Srebrenicë. Srebrenicasit vizituan Qendrën Memoriale “Potoçari”, ku nderuan viktimat e gjenocidit.

– Namazi i Bajramit u fal në të gjitha xhamitë e Malit të Zi

Namazi i Bajramit është falur në më shumë se 130 xhami në Mal të Zi, sipas informatave nga Bashkësia Islame e Malit të Zi. Në kryeqytetin Podgoricë, ceremonia qëndrore e faljes së namazit të Bajramit u mbajt në xhaminë Osmanagiç.

Namazit të bajramit i priu këshilltari i kreut të bashkësisë islame përgjegjës për misionin islam, hafëz Sulejman Bugari.

Duke iu drejtuar besimtarëve në hytben e Bajramit, kryeimami i Podgoricës, Xhemo Rexhematoviç, tha se Bajrami është një ditë e lutjes dhe e shpresës.

“A nuk u pjekëm mjaftueshëm në Ramazan për të kuptuar se nuk ka asnjë rrugë tjetër, përpos të ndryshojmë kah më e mira të gjithë së bashku, sepse Zoti nuk e ndryshon gjendjen tonë derisa ne të ndryshojmë ndaj Perëndisë dhe ndaj vetes”, tha Rexhematoviç.

– Beograd, namazi i Bajramit falet në xhaminë Bajrakli

Besimtarët muslimanë në kryeqytetin e Serbisë, Beograd, falën namazin e Fitër Bajramit në xhaminë e vetme të qytetit, Xhaminë Bajrakli.

Xhamia në Beograd ishte shumë e vogël për t’i pranuar të gjithë besimtarët, kështu që një numër besimtarësh u falën para xhamisë.

“Mesazhi i këtij Bajramit le të jet ‘t’i kushtohemi vetes dhe familjes, le të mos jemi të vetmuar. Njeriu i vetmuar është i pakënaqur”, tha Sead Nasufoviç, kreu i Bashkësisë Islame të Serbisë, në hutben në xhaminë Bajrakli në qendër të Beogradit.

“Përmirësojini dhe bashkojini zemrat tuaja nëse doni dhe dëshironi që Zoti të pranojë namazet tuaja”, shtoi ai.

Para xhamisë Bajrakli u organizua një program kulturor, kurse në namazin e Bajramit i pranishëm ishte edhe ambasadori i Turqisë në Beograd, Tanju Bilgic.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit