Në veri të Irakut çlirohen 400 kilometra katrorë nga terroristët

Mos i humb

 

Gjatë operacionit të Forcave të Armatosura të Turqisë (TSK) kundër pjesëtarëve të organizatës terroriste PKK në veri të Irakut nga 11 marsi deri më tani nga terroristët është çliruar një sipërfaqe prej 400 kilometra katrorë.

Pas përfundimit të suksesshëm të operacionit të forcave turke “Dega e Ullirit” të filluar kundër pjesëtarëve të PKK/PYD në Afrin të Sirisë, në të cilën janë neutralizuar 4.497 terroristë, aksion i ngjashëm është ndërmarrë edhe në veri të Irakut. Forcat turke me vendosmëri vazhdojnë operacionin antiterrorist, ndërsa nga 11 marsi janë neutralizuar 155 terroristë.

Në territorin kufitar prej 23 kilometrave të çliruar nga terroristët, janë formuar 11 zona bazash, ndërsa ushtarët turq përskaj kushteve të pavolitshme në terren vazhdojnë luftën kundër pjesëtarëve të PKK-së dhe parandalojnë hyrjen e tyre në Turqi.

Forcat turke tërësisht kanë vendosur kontroll mbi rajonin malor Bradost vështirë të arritshëm që përfshinë Sidekan, Bermize, Kani Rash, Avashin Basyan, si dhe kampet Armush dhe Hakurk që shquhet si gjoja bazë logjistike e PKK-së prapa vijës së frontit.

Gazetari i AA-së mëson se terroristët e PKK-së janë tërhequr nga rajoni në fjalë drejt Kandilit ndërsa pretendohet se rajonin e kanë braktisur edhe krerët me pozita të larta.

Ushtarët e forcave turke që reagonin ndaj të shtënave dhe sulmeve terroriste gjatë kërkimit për territore të çliruara, sekuestruan një sasi të madhe eksplozivësh, municione dhe ushqime të gjetura në shpella dhe strehimore.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit