Në Zvicër jetojnë 8’482’200 persona, vërehet rritja më e ulët pas shumë vitesh

Mos i humb

Më të rëndësishmet shkurtimisht:

-Në fund të 2017 në Zvicër kanë jetuar 8’482’200 persona që është për 0.7 përqind më shumë sesa vitin e kaluar. Këto janë rezultatet provizore të studimit.
-Kjo tregon se rritja është më e vogël sesa nga 2007 deri 2016. Është e krahasueshme me vlerën e viteve të 2000-ta.
-Numri i zviceranëve dhe të huajve rritet vazhdimisht. I të huajve rritet më fuqishëm (1.1 përqind), ndërsa zviceranët për 0.6 përqind.
-Në të njëjtën kohë në krahasim nga viti paraprak, emigrantët janë ulur për 10 përqind.
-Në 2017 në Zvicër kanë ardhur 172’500 persona, ndërsa janë larguar 121’200.
-Diaspora zvicerane numëron 751800 persona.

Më shumë vdekje më pak lindje

Në 2017 ka pasur 18’400 më shumë lindje sesa vdekje, një minus prej 19.7 përqind në krahasim me vitin e kaluar.

Gratë janë shumicë në Zvicër. Në 100 gra ka 94 burra. Mosha mesatare e Zvicrës është 44 vjet, i të huajve është 37 vjet./Albinfo.ch/

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit