Negociatat me Greqinë, Presidenti Meta konsultohet me Nishanin dhe Topin

Mos i humb

Burime nga Presidenca konfirmojnë se të martën në mbrëmje ka mbërritur kërkesa nga Ministria e Europës dhe Punëve të Jashtme për plotfuqishmërinë për negociatat e detit me Greqinë.

Sot në orën 08:00 në mëngjes, Presidenti Meta ka pritur ish-Presidentin Nishani për t’u konsultuar.

Pritet që Presidenti Meta të konsultohet edhe me ish-Presidentet e tjerë brenda 2 ditëve. Ndërkohë gjatë pasdites, mësohet se Presidenti Meta është takuar edhe me ish-presidentin Bamir Topi.

Kërkesa bëhet nga Ministria e Jashtme, para se ekspertët të ulen në tryezën mbi hartat për të piketuar kufijtë detarë. Nga Ministria e Jashtme thanë se plotfuqishmëria nevojitet vetëm kur ekipet e dy vendeve të nisin punën me hartën.

Në rastin e kufirit detar, kriteret e dakordësuara janë ato të 12 miljeve dhe të vijës së mesit mes kufirit të të dy vendeve. Nga parimi i 12 miljeve përfitonin Shqipëria dhe Greqia bashkë dhe se matja do të niste nga ishujt grekë të banuar në vitin 1913./Top Channel/

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit