Negociatat, Vlahutin: Kampet e refugjatëve jo kusht për Shqipërinë

Mos i humb

 

 

Ambasadorja e Bashkimit Europian, Romana Vlahutin, gjatë vizitës së saj në bashkinë Malësi e Madhe, ripërsëriti edhe njëherë qartë se ndërtimi i një kampi refugjatësh nuk do jetë dhe nuk është një kusht për hapjen e negociatave të Shqipërisë me BE.

 Ambasadorja gjithashtu deklaroi se të vetmet kushtet që mund të jenë kanë të bëjnë me një mirëqeverisje dhe përmirësim të situatës në Shqipëri.

E pyetur për vendet skeptike, Ambasadorja e BE deklaroi gjithashtu se vendimin përfundimtar e kanë 28 vendet anëtare, ndërsa nuk përjashtoi kushte të ndryshme që kanë të bëjnë me mirëqeverisjen e vendit.

Vlahutin u shpreh e kënaqur me reformat në Shqipëri, ndërsa deklaroi se deri në fund të vitit shpreson që të ngrihen institucionet e rëndësishme të reformës në drejtësi.

Vlahutin vuri theksin edhe tek problemi i pronave në zonat turistike kryesisht por edhe në qytete të tjera duke thënë se është një urgjencë, e cila duhet të marrë zgjidhje dhe për këtë BE po jep kontribut.

Shqipëria mendohet se ka bërë mjaftueshëm për hapjen e negociatave, por gjithsesi duhet të flasim më 29 pasi të kemi në dorë vendimin përfundimtar.

Top Channe

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit