Nënshkruhet marrëveshja: Ndahen 12 milionë euro për rrugën Deçan-Plavë

Mos i humb

Në vigjilje të 10 vjetorit të pavarësisë së Republikës së Kosovës, në ditën e nënshkrimit të marrëveshjes së re për demarkacionin e kufirit me Malin e Zi, në prezencën e deputetëve të parlamentit të Kosovës, që vijnë nga Komuna e Deçani dhe të kryetarit të Komunës, është nënshkruar kontrata për fillimin e punimeve në rrugën Deçan – Plavë, e cila do të financohet me rreth 12 milion euro.

Kështu ka bërë të ditur ministri i Infrastrukturës, Pal Lekaj.

Sipas tij, edhe kjo marrëveshje është në vazhdën e sukseseve të Qeverisë Haradinaj.

“Kjo rrugë do të përafroj edhe me tepër shqiptarët që jetojnë në të dyja anët e kufirit, do të lidhë dy shtetet tona, Kosovën dhe Malin e Zi, por mbi të gjitha do të ndikojë në zhvillimin e turizmit si një arterie ndër më kryesoret për Deçanin. Duke i uruar qytetarët e Deçanit për ketë zhvillim pozitiv, deshiroj të them se, Qeveria Haradinaj është e interesuar që të investojë në infrastrukturën rrugore në të gjithë vendin, gjithnjë duke u bazuar në nevojën e qytetarëve por edhe në strategjinë tonë për të ndikuar pozitivisht në zhvillimin ekonomik të vendit”, ka thënë Lekaj./Kosova Post/

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit