Nënshkruhet momerandumi për restuarimin e Hamamit të Prishtinës

Mos i humb

Ministria e Kulturës, Agjencia Turke për Bashkëpunim dhe Koordinim TIKA dhe Komuna e Prishtinës sot kanë nënshkruar “Memorandum i Mirëkuptimit për Restaurimin e Hamamit të Madh në Prishtinë”.

Sipas zyrtarëve të ministrisë ky momerandum është më rëndësi të veçantë meqë do të bëhet restaurimi i dy objekteve të trashëgimisë kulturore, Hamami i Prishtinës dhe Xhamisë së Qarshisë.

“Sot nënshkruam memorandumin e Mirëkuptimit për Restaurimin e Hamamit të Madh në Prishtinë, qëllimi i këtij memorandumi është restaurimi i dy objekteve, Xhamisë së Madhe të Qarshisë dhe Hamamit të madhë në Prishtinë. Jam i kënaqur që në kuadër të interesave të trashëgimisë kulturore po bëjmë ruajtjen dhe restuarimin e objekteve”, tha Sekretari i përgjithshëm i Ministrisë së Kulturës Veton Firzi.

Ndërsa, Kordinatori i TIKA-s për Kosovën, Hasan Burak Ceran, premtoi se brenda vitit do të realizohen dy projektet të këtij momerandumi, pasi sipas tij këto objekte janë të rëndësishme për mbështetjen e turizimit të Kosovës.

“Jemi të gëzuar që sot jemi këtu për të nënshkruar dy momerandumet, Hamamit dhe Xhamisë së madhe.Ne si TIKA kemi bërë që të kthejmë trashëgimin kulturore me restaurimin e dy objekteve dhe kthimin e tyre. Gjatë restaurimit të Xhamisë së Madhe e kemi pasur në plan qysh kohë më parë por që tani erdhi koha për restaurimin e të dyja objekteve. Së bashku me ekspertet për mbrojtjen e monumenteve do të fillojmë punimet dhe me sukses të përfundojmë restaurimin.Këto objekte janë të rëndësishme që të mbështesin turizimin e Kosovës. Fillimisht shpresoj që brenda vitit të përfundojnë dy objektet dhe sipas projektimit do të kemi një parallogari që do të realizohen sido që të jete në do të jemi te gatshëm për të përfunduar. Projektet do të shqyrtohen dhe do të realizohen së bashku me ekspertet kosovarë”, tha Ceran.

Kryetari i Prishtinës, Shpend Ahmeti tha se ky momerandum tre palësh u nënshkrua për restaurimin e objekteve të rëndësishme si dhe falënderoj Agjencinë Turke TIKA për shërbimet që i ka kryer dhe po vazhdon t’i krye në Prishtinë.

Ndryshe, në kuadër të këtij memorandumi ka qenë e paraparë edhe nënshkrimi i marrëveshjes për restaurimin e Xhamisë së Qarshisë me Bashkësinë Islame, por këta të fundit janë tërhequr me arsyetimin që duhet të shqyrtohen edhe disa pika të momerandumit./Kosova Post/

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit