Nëntë ditë izolim për shkak të COVID-19, këshilltari tregon për gjendjen e Kryeministrit Hoti: Pak kollë e lodhje

Mos i humb

Britani e Madhe/ Covid fut në izolim 12 milionë njerëz

Duke filluar nga mesnata e kaluar, gati 12 milionë njerëz në Britaninë e Madhe (nga një popullsi totale prej 66 milionë) janë...

Shkencëtarët përcaktojnë se cili grup gjaku mbron nga COVID-19

Shkencëtarët kanë zbuluar se si lloji i gjakut mund të luajë gjithashtu një rol në sëmundjen e rëndë që do të zhvillohet...

Taxh Mahal hapet për vizita turistike pas gjysmë viti

Pas gjashtë muajsh sërish është hapur monumenti historik arkitektonik Taxh Mahal, i cili ishte mbyllur në kuadër të luftës kundër pandemisë së...

Referendum/ Italianët votojnë për të ulur numrin e ligjvënësve në Parlament

Për të parën herë që nga rënia e fashizmit në Itali, vendi po përballet me një referendum të diskutueshëm kushtetues, në një...

Prej nëntë ditësh, Kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti gjendet në izolim, pasi ka rezultuar pozitiv për COVID-19. Për gjendjen shëndetësore të Hotit, ka dhënë detaje këshilltari i tij për media, Xhavit Beqiri.

Sipas tij, gjendja e kryeministrit është e mirë. Beqiri ka treguar për Gazetën Express edhe për takimet virtuale që ka zhvilluar sot shefi i ekzekutivit.

“Mirë është siç e keni parë tërë ditën e ka pas aktive me takime virtuale nga banesa e tij. Ka pas më herët takim me krerët e sigurisë, po ashtu ka pas takim me kryetarët e komunave dhe drejtorët e departamenteve komunale për shëndetësi, pastaj një takim tjetër me kryetarët e komunave dhe drejtorët komunalë për arsim. Në këto dy takime kanë qenë të pranishëm edhe dy ministrat përkatës, ku është diskutuar për opsionet për fillimin e vitit shkollor”, ka thënë Beqiri.

Thotë se përveç kollës dhe lodhjes, Hoti nuk ka simptoma të tjera.
“Ai do të kalojë atë 14 ditëshin, pra do t’i përmbahet protokollit, më pas kur të dalë negativ do t’i kthehet punës. Kemi biseduar vazhdimisht dhe nuk ka simptoma të tjera, pak një lodhje të lehtë, por përveç kollës nuk ka ndonjë simptomë tjetër. Këto ditët e fundit sidomos sot e ka pas plot me angazhime”, ka deklaruar këshilltari i Hotit.

E përveç kryeministrit, për COVID-19 janë testuar edhe gjashtë anëtarë të kabinetit të tij, derisa pjesa tjetër e stafit është izoluar për gati tetë ditë.

Në mesin e atyre që është izoluar ka qenë edhe vetë Beqiri. Ai ka treguar se sot ka dal nga izolimi.

“Prej stafit të kryeministrit, janë testuar gjashtë anëtarë të kabinetit të cilët kanë pas kontakt me intensive, por të gjithë kanë dal negative, ndërsa në pjesa tjetër kemi qenë për 7-8 ditë në vetëizolim dhe kur nuk kemi pasur asnjë lloj simptomë, kemi filluar me dalë në zyre. Unë për vete kam dal sot, meqenëse e kemi marrë konfirmimin që mund të dalim”, ka thënë Beqiri.

Hoti ka njoftuar se është infektuar me koronavirus më 2 gusht. Ai ka bërë me dije se përveç kollës, nuk ka simptoma të tjera dhe se do të jetë në izolim për dy javë.

- ISLAMSHOP.CH -
- ISLAMSHOP.CH -

Të fundit

EULEX në aksion, bastisen zyrat e OVL-UÇK

Policë të armatosur të EULEX janë parë teksa kanë hyrë në zyrat e Organizatës së Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtrare të...

Paris, sulm me thikë pranë “Charlie Hebdo”, plagosen 4 persona

Një person i armatosur me thikë ka sulmuar disa persona mëngjesin e së premtes në vendin ku më parë ndodheshin zyrat e...

“Jam dakord me Ilir Metën”, reagon Rama: Sa mirë do kishte qenë sikur ta kishte mbrojtur Valbonën si Vjosën kur ishte zv.shef i qeverisë...

Kryeministri Edi Rama ka reaguar pas deklaratës së presidentit Ilir meta për Lumin Vjosë, ku ky i fundit theksoi se e ardhmja...

Kosovë / Dështon për herë të tretë votimi i projektligjit për rimëkëmbje ekonomike Covid-19

Kuvendi i Kosovës ka dështuar për herë të tretë të votojë në lexim të parë Projketligjin për Rimëkëmbje ekonomike Covid-19.

I zhgënjyer nga shteti, qytetari nga Shijaku detyrohet të kthehet në shtëpinë e prishur nga tërmeti: Jam invalid, 8 muaj as përkrahje, as ndihmë,...

Banori i Shijakut, Klodian Luku, bashkë me 16 anëtarët e tjerë të familjes së tij, kanë jetuar në dy çadra të ngushta...