Nëse humb Trump paralajmëron se nuk do transferojë paqësisht pushtetin

Mos i humb

Presidenti i SHBA Donald Trump ka refuzuar të angazhohet për një transferim paqësor të pushtetit nëse ai humb zgjedhjet e nëntorit.

“Epo, do të duhet të shohim se çfarë do të ndodhë“- i tha presidenti gjatë një konference për shtyp në Shtëpinë e Bardhë.

Trump gjithashtu tha se ai besonte se rezultati i zgjedhjeve mund të përfundonte në Gjykatën e Lartë të SHBA, pasi ai përsëri vuri dyshime mbi votimin postar.

Gjithnjë e më shumë shtete në SHBA janë duke inkurajuar votimin me postë, për shkak të pandemisë së koronavirusit.

Kjo nuk është hera e parë që Trump shprehet se nuk  do të pranojë rezultatin e zgjehdjeve.

Edhe në zgjedhjet e katër viteve më parë  kur ishte në garë me Hillary Clinton, Trump tha se nuk do respektojë rezultatin nëse ai humb.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit