Nëse keni këto probleme me sy, vizitojeni mjekun!

Mos i humb

Nëse keni një dioptri, ndoshta ju shkoni rregullisht te okulisti juaj, por sa janë sytë tuaj të shëndetshëm?

Ka shumë probleme të fshehura, simptomat e të cilëve mezi duken dhe nëse injorohen, ato mund të shndërrohen në sëmundje serioze.

Donna Booth, një oftalmolog nga grupi Katzen Eye, tha se mos përmirësimi i këtyre problemeve mund të çojë në dëmtime të përhershme të shikimit.

Problemet me sy mund të jenë indikator i diabetit, punës së keqe të gjëndrës tiroide dhe mund të jetë po ashtu paralajmërues i sulmit në tru.

Ju nuk duhet të shqetësoheni shumë nëse, për shembull, keni sy të kuq dhe të thatë, pas natës pa gjumë, por nëse keni simptomat e mëposhtme, patjetër duhet të vizitoni mjekun.

-Shikoni grimca fluturuese

-Gjendja konstante e syve të kuq ose të thatë

-Dhimbje të pashpjeguara në sy

-Shihni unaza rreth burimit të dritës

-Ndjeshmëri e papritur ndaj ndriçimit. /kp/.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit