Nëse pëson humbje në parlament, Johnson do kërkojë zgjedhje të parakohshme

Mos i humb

Kryeministri konservator britanik, Boris Johnson do të kërkojë zgjedhje legjislative të parakohshme më 14 tetor, nëse qeveria e tij pëson një humbje në Parlament në lidhje me Brexit, njoftoi të hënën në mbrëmje një përgjegjës politik shkruan atsh.

Nëse, ashtu sikurse pritet, disa deputetë konservatorë rebelë bashkohen me anëtarët e opozitës për të mundur qeverinë e Boris Johnson gjatë votimit të së martës në Uestminster, ky i fundit do të paraqesë menjëherë në Parlament një mocion ku kërkon zgjedhje të parakohshme për të cilin deputetët do të votojnë që të mërkurën.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit