“Nëse SHBA tërhiqet nga marrëveshja bërthamore, tërhiqemi edhe ne”

Mos i humb

Zv/ministri i Jashtëm i Iranit Abbas Arakçi thotë se nëse SHBA-të tërhiqen nga marrëveshja bërthamore, atëherë edhe Irani do ta bëjë të njëjtën.

Sipas agjencisë së lajmeve të studentëve iranianë (ISNA) Arakçi gjatë fjalimit të tij në takimin e Komisionit të Sigurisë Kombëtare në Teheran ka folur lidhur me emërimin e drejtorit të Agjencisë Qendrore të Inteligjencës (CIA) Mike Pompeo në postin e Sekretarit amerikan të Shtetit i cili njihet me qëndrimin kundër Iranit.

“Ky ndryshim në Departamentin Amerikan të Shtetit tregon vendosmërinë e këtij vendi për t’u tërhequr nga marrëveshja bërthamore”, tha Arakçi.

Ai tha se shtetet evropiane po përpiqen të mbajnë SHBA-të në marrëveshje. Arakçi thekson se edhe në qoftë se nuk tërhiqet nga marrëveshja bërthamore qeveria e Washingtonit nuk do të heq dorë nga presionet ndaj Iranit./Rtv Islam/

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit