Nesër protestë, kjo është arsyeja!

Mos i humb

Iniciativa qytetare Orllan dhe OJQ Sundimi i Demokracisë ne Kosovë në bashkëpunim me banoret e Orllanit me rrethinë nesër, duke filluar nga ora 14:00 do të organizojnë një protestë si shenjë pakënaqësie ndaj institucioneve të vendit lidhur me rrënimin e objekteve afër liqenit të Batllavës.

Sipas njoftimit të organizatorëve, kjo protestë është duke u bërë me qëllim të parandalimit të përpjekjeve të Ministrisë e cila, sipas tyre, po ndikon edhe në shpërnguljen e banorëve nga ky vend.

Më poshtë ja edhe njoftimi i plotë:

Iniciativa qytetare Orllan dhe OJQ Sundimi i Demokracisë ne Kosovë ne bashkëpunim me banoret e Orllanit me rrethin organizojnë Protestë

NJOFTIM për PROTEST Data 05.10.2018 Ora : 14:00 Vendi Orllan pika e karburantit marshi deri te Shkolla Mjaft rrënime , duam investime Kërkesat janë shqetësimi Ibanorëve te Orllan nga rrënimet qe po behën , krijimi I paqartësive nga institucionet përkatës , kërkesa për një projekt zhvillimor ekonomik për Orllanin me rrethin Kërkojmë ndërprerjen e rrënimeve pa plan për investime Orllani nga një Komunë qe ishte dikur me mbi 30.000 banor është kthyer ne një vend me 3000 banor , krejt kjo ka ndodh si mungesë e investimeve nga institucionet tona , po nuk mungon rrënimi dhe shfrytëzimi I resurseve tona nga institucionet tona Ju bëjmë thirrje bashkëvendëseve qe janë banor dhe atyre qe janë shpërngulur nga Orllani dhe fshatrat përreth te bashkëngjiten ne Protestë te kërkojmë investime ne rrugët e 11 fshatrave përreth Orllanit , plan-Projekt për zhvillimin e turizmit qe te krijohen vende pune ne mënyrë te mos ketë shpërngulje te banorëve MMPH dite me par ka marr vendim për rrënimin e disa objekteve te përkohshme qe gjenden përreth liqenit ne Orllan ku përfshihen edhe trasat e restoranteve , shtëpi banimi , dhe nga inspektoret e MMPH thuhet se kjo është vetëm fillimi shumë shpejt do te ketë vendim për rrënime tjera . Banoret me te drejt janë te shqetësuar dhe flitet për shpërngulje masive nga këto fshatra. Në mungesë të vendeve të punës dhe nevojave tjera familjare, si shkollimi shëndetësia, punësimi, shumë banorë kanë ikur nga kjo zonë, duke krijuar një zonë gati të boshatisur e që në periudhën e fundit kohore zhvillimi i turizmit dhe hapja e disa restoranteve i kanë mundësuar shumë të rinjëve të kësaj treve që të punësohen dhe të njëjtit kanë gjetur një arsye për të mos u shpërngulur pasi janë punësuar në vendlindjen e tyre. Vendimi për rrënimin e këtyre objekteve të vendosura përkohësisht, mund të ndikoj drejtpërdrejt në pamundësinë e jetesës për këta të rinjë dhe detyrimin e tyre të ikin për shkak se nuk ka ndonjë alternativë tjetër për punësim në këto treva.

/Kosova Post/

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit