Nesër seanca për Demarkacionin? Por ja çfarë thotë Milaim Zeka

Mos i humb

Gjatë ditës së sotme është raportuar nga mediat se nesër do të mbahet seanca për ratifikimin e demarkacionit.

Por deputeti i Nismës Social-Demokrate, Milaim Zeka ka hedhur poshtë këto informacione, duke thënë se nesër është caktuar seancë, por jo për demarkacionin.

‘As neser nuk ka demarkacion. Neser kemi seance, ama jo per demarkacionin’, ka thënë Zeka në Facebook.

Ka javë që kjo çështje po zvarritet nëpër Kuvend, pasi nuk po sigurohen dot votat për ratifikim.

Kryeministri Ramush Haradinaj ka thënë se janë në bisedime me Listën Serbe për ta votuar këtë marrëveshje. Kujtojmë që Vetëvendosje në mënyrë të vendosur kanë thënë se nuk japin votat e tyre.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit