Ballina Bota Netanyahu: Dëshirojmë armëpushim të plotë në Gaza

Netanyahu: Dëshirojmë armëpushim të plotë në Gaza

60
0

 

 Kryeministri i Izraelit Benjamin Netanyahu deklaroi se dëshiron armëpushim të plotë në Rripin e Gazës, që është nën bllokadë.

Netanyahu para takimit të rregullt javor të kabinetit foli për armëpushimin potencial afatgjatë mes Hamasit dhe Izraelit.

Ai tha se planet për situatën në Gaza janë gati, porse nuk do të zbulojë detaje.

“Qëllimi ynë është të sigurojmë jetë të qetë për qytetarët tanë në jug. Ky qëllim do të arrihet”, porositi Netanyahu.

Ai u përqëndrua edhe në mundësinë e arritjes së paqes në Gazë.

“Qëndrimi ynë mbi këtë çështje është i qartë. Dëshirojmë armëpushim të plotë, nuk do të kënaqemi me më pak se kjo”, theksoi ai

Mediat në fillim të këtij muaji raportuan se përfaqësuesit e Hamas-it dhe Izraelit me ndërmjetësim të Kombeve të Bashkuara (KB) dhe Egjiptit mbajnë negociata për armëpushim afatgjatë.

Një zyrtar, i Hamas-it i cili nuk dëshiroi të zbulojë identitetin, për AA më parë deklaroi se negociatat mes Hamas-it dhe Izraelit që zhvillohen me ndërmjetësim të palës së tretë do të përfundojnë në fund të muajit.

Megjithatë, të mërkurën erdhi deri te përleshja dhe ushtria izraelite me avionë në Gazë sulmoi më shumë se 150 pika, ndërsa nga Gaza u kundërpërgjigj me 180 raketa.

Gjatë sulmeve të Izraelit në Gaza humbën jetën tre palestinezë, në mesin e të cilëve një grua shtatzënë dhe fosnja e saj 18 muajsh, ndërsa 30 palestinezë u plagosën.

Me ndërmjetësim të Egjiptit të enjten palët arritën armëpushim.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here