Netanyahu do të diskutojë rreth Gazës me delegacionin amerikan

Mos i humb

 

Kryeministri izraelit, Benjamin Netanyahu, javën e ardhshme do të diskutojë mbi situatën në Rripin e Gazës së rrethuar, me anëtarët e një delegacioni vizitues të SHBA-ve.

Sipas zyrës së kryeministrit izraelit, Netanyahu është “duke pritur me padurim diskutimin për çështjen e Gazës javën e ardhshme me të dërguarin e SHBA-ve në Lindjen e Mesme, Jason Greenblatt, këshilltarin e presidentit Trump, Jared Kushner dhe ambasadorin amerikan në Izrael, David Friedman”.

Nga atje poashtu thuhet se kryeministri Netanyahu pret që të diskutojë për mjetet për avancimin e mundësive për paqe mes Izraelit dhe palestinezëve si dhe botës arabe në përgjithësi.

Të martën, Shtëpia e Bardhë njoftoi se Kushner dhe Greenblatt javën e ardhshme planifikohet të vizitojnë Izraelin, Arabinë Saudite dhe Egjiptin, me qëllim për të diskutuar mbi situatën në Gaza me zyrtarët e tre vendeve si dhe përpjekjet për të rifilluar bisedimet e paqes të Palestinës dhe Izraelit.

Që nga viti 2007, Rripi i Gazës ka vuajtur nën një bllokadë të ashpër izraelite/egjiptiane, që ka shkatërruar ekonominë e saj dhe që vazhdon t’i privojë afërsisht dy milionë banorë nga shumë mallra bazë, përfshirë ushqimin, karburantin dhe ilaçet.

Për më tepër, që nga 30 marsi, pjesa lindore e Rripit të Gazës ka qenë skenë e demonstratave në vazhdim të palestinezëve kundër bllokimit të Gazës dhe okupimit izraelit me dekada të gjata të tokës palestineze në Bregun Perëndimor.

Trupat izraelite të vendosura pranë gardhit kufitar Gaza-Izrael kanë reaguar ndaj demonstratave me gaz lotsjellës dhe me armë zjarri, duke lënë të vdekur 128 palestinezë që kur demonstratat filluan dy muaj më parë.

Mbrëmë, Asambleja e Përgjithshme e Kombeve të Bashkuara (OKB) miratoi një rezolutë që bën thirrje për “mbrojtje ndërkombëtare” të popullit palestinez, edhe atë me 120 vota në favor të rezolutës, tetë kundër dhe 45 abstenime.

Në fillim të këtij muaji, të njëjtës projekt-rezolutë iu vu veto nga SHBA-të në Këshillin e Sigurimit të OKB-së.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit