Ballina Bota Netanyahu: Izraeli përgatitet për ofensivën kundër Gazës

Netanyahu: Izraeli përgatitet për ofensivën kundër Gazës

55
0

Kryeministri i Izraelit, Benjamin Netanyahu, ka njoftuar kabinetin e tij se ushtria është duke u përgatitur për një fushatë të mundshme ushtarake kundër Rripit të Gazës së bllokuar në rast se situata nuk është përmirësuar.

“Nëse realiteti i shqetësimit civil në Gaza është zvogëluar, kjo është e dëshirueshme, por kjo nuk është e sigurtë se do të ndodhë, prandaj po përgatitemi ushtarakisht. Kjo nuk është një deklaratë boshe”, tha Netanyahu.

Egjipti dhe OKB-ja po bëjnë përpjekje për të realizuar projekte të mëdha në Gaza, veçanërisht në sektorin e ujit, energjisë elektrike dhe kanalizimeve për të shmangur një krizë të mundshme humanitare.

Disa raporte humanitare palestineze, izraelite dhe ndërkombëtare kanë paralajmëruar për përkeqësim të kushteve humanitare në Rripin e Gazës, i cili është rimëkëmbur nën bllokimin izraelit që nga viti 2007.

Në vitin 2014, Izraeli kreu një sulm shkatërrues ushtarak 51 ditor në Rripin e Gazës, ku u martirizuan më shumë se 2.300 palestinezë ndërsa dhjetëra mijëra u plagosën.

Që nga muaji mars, më shumë se 190 palestinezë kanë rënë dëshmorë dhe mijëra janë plagosur nga zjarri i ushtrisë izraelite gjatë protestave kundër-pushtuese pranë kufirit të Rripit të Gazës./Rtv Islam/

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here