Netanyahu: Kemi marrëdhënie të ngushta me të paktën 6 vende arabe

56
0

Kryeministri i Izraelit, Benjamin Netanyahu deklaroi se kanë marrëdhënie të ngushta me të paktën 6 vende arabe.

“Kohët e fundit kemi shënuar përparime në normalizimin e marrëdhënieve me vendet arabe. Kemi marrëdhënie të ‘ngushta‘ me të paktën 6 vende arabe. Sot do të vendosim për pjesëmarrjen e Izraelit në ‘Expo 2020 Dubai’. Kjo situatë tregon përparimin e shënuar në normalizimin me shtetet arabe”, tha Netanyahu në takimin e zakonshëm javor të kabinetit.

Ai vuri në dukje se fakti që vendi i tij do të marrë pjesë në “Expo 2020 Dubai” edhe pse nuk ka marrëdhënie diplomatike me Emiratet e Bashkuara Arabe (EBA) reflekton përparimin e shënuar në procesin e normalizimit mes Tel Avivit dhe vendeve arabe.

Në një deklaratë të bërë nga Ministria e Jashtme e Izraelit në prill, ishte theksuar se kompanitë izraelite që operojnë në fushat si shëndetësi, informacion dhe teknologjitë e ujit do të marrin pjesë në “Expo 2020 Dubai”.

Në një lajm të publikuar javën e kaluar në “Yediot Ahronot”, një nga gazetat kryesore në Izrael, ishte theksuar se qeveria e EBA-së ka për qëllim të lejojë shtetasit izraelitë të marrin pjesë në Panairin Botëror “Expo 2020” që do të zhvillohet në Dubai mes datave 20 tetor 2020 – 10 prill 2021.

– Afrimi i Izraelit me EBA-në

Edhe pse mes Izraelit dhe EBA-së nuk ka marrëdhënie diplomatike, tërheq vëmendjen afrimi i shënuar kohët e fundit mes dy vendeve.

Në turneun e Grand Slam të xhudos që u zhvillua nga Federata Ndërkombëtare e Xhudos vitin e kaluar në kryeqytetin e EBA-së në Abu Dabi, sportistët izraelitë u lejuan të garonin me flamurin e tyre.

Për shkak se ndeshjen finale e fitoi një sportist izraelit, më 28 tetor në Abu Dabi u intonua për herë të parë himni kombëtar i Izraelit edhe pas ky vend nuk ka marrëdhënie diplomatike. Madje, në ceremoninë e medaljes ishte e pranishme dhe ministrja izraelite e Sportit dhe Kulturës, Miri Regev, e cila ndodhej në Abu Dabi për të ndjekur turneun.

Edhe ministri izraelit i Komunikimit, Ayoob Kara mbajti një fjalim në konferencën e telekomunikacionit që u zhvillua më 30 tetor 2018 në Dubai.

Gjithashtu, Abu Dabin e ka vizituar në korrik edhe ministri i Jashtëm izraelit, Yisrael Katz i cili mori pjesë në konferencën e zhvilluar nga OKB-ja.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here