Netanyahu mbështetje Trumpit dhe Pompeos kundër Iranit

Mos i humb

Kryeministri i Izraelit, Benjamin Netanyahu, ka shprehur mbështetje ndaj deklaratave të presidentit amerikan, Donald Trump the Sekretarit të Shtetit, Mike Pompeo, në lidhje me Iranin.

Duke folur në lidhje me përplasjen verbale mes zyrtarëve amerikanë dhe iranian në mbledhjen javore të kabinetit të tij, Netanyahu tha se marrëdhëniet e Izraelit me SHBA-të janë në periudhën më të mirë ndonjëherë.

Ai u shpreh i lumtur nga deklaratat e Washingtonit që shënjestruan Teheranin.

“Dua t’i lavdëroj deklaratat e djeshme të presidentit Trump dhe Sekretarit të Shtetit Pompeo kundër agresivitetit të regjimit të Iranit”, tha Netanyahu.

Ndryshe, zyrtarët e dy vendeve nisën një përplasje verbale pasi presidenti iranian, Hassan Rouhani, tha se populli i Iranit nuk do të gjunjëzohet ndaj provokimeve kundër interesave dhe sigurisë së vendit të tij, ndërsa presidentin Trump e kishte përshkruar si “tiran i rremë”.

“Paqja me Iranin do të jetë nënë e të gjitha paqeve dhe lufta me Iranin do të jetë nëna e të gjitha luftrave”, ishte shprehur Rouhani , duke shtuar se një njeri që ka pak njohuri në politikë nuk thotë se do të bllokojë eksportet e naftës së Iranit.

Më pas, Trump u përgjigj përmes një postimi në rrjetin social Twitter adresuar homologut iranian.

“Asnjëherë më mos i kërcënoni SHBA-të, sepse do të përjetoni pasoja të cilat pakkush gjatë historisë i ka vuajtur. Nuk jemi më një vend që do t’i tolerojmë fjalët tuaja të çmendura të dhunës dhe vdekjes. Kini kujdes”, ka shkruar Trump.

Ndërkaq, shefi i diplomacisë amerikane Pompeo dje është shprehur se mbështet protestat kundër regjimit iranian, duke shtuar se “niveli i korrupsionit dhe pasurisë në mesin e liderëve tregon se Irani qeveriset më shumë nga një subjekt mafioz sesa një qeveri”./Rtv Islam/

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit