Netanyahu sërish merret në pyetje për rastin korruptiv me telekomin

Mos i humb

Policia izraelite sot ka marrë në pyetje kryeministrin Benjamin Netanyahu lidhur me akuzat për korrupsion, njoftuan mediat izraelite.

Hetuesit e kanë marrë në pyetje kryeministrin në shtëpinë e tij në Kudsin Perëndimor, me dyshimin se ai i ka mundësuar favore kompaninë izraelite të telekomunikacionit Bezeq Telecom në këmbim të mbulimit të favorshëm me lajme.

Hetimi ka të bëjë me dyshimin se Netanyahu, në kohën kur shërbeu si ministër i komunikimeve ka avancuar vendime rregullative që mundësoi përfitime për kompaninë e telekomunikacionit në këmbim të mbulimit pozitiv në faqen e lajmeve të kompanisë.

Kjo ishte hera e dhjetë në më shumë se një vit që Netanyahu merret në pyetje nga policia izraelite lidhur me akuza për korrupsion dhe mashtrime.

Netanyahu ka qenë subjekt i hetimeve penale në disa raste të veçanta të korrupsionit. Ai vazhdimisht ka mohuar çdo akuzë.

Në shkurt, policia izraelite rekomandoi që Netanyahu të paditet për korrupsion, duke thënë se kishte prova të mjaftueshme për ta akuzuar zyrtarisht atë në dy raste të veçanta për marrje të ryshfetit.

Rasti i parë përfshin producentin izraelit të filmit, Arnon Milchan, të cilit thuhet se i është kërkuar të blejë gjësende luksoze për Netanyahun dhe gruan e tij.

Ndërkaq, rasti i dytë ka të bëjë me një marrëveshje të dyshuar, përsëri për mbulim të favorshëm mediatik, me Arnon Mozes, botues i të përditshmes në gjuhën hebraike Yedioth Ahronoth.

Prokurori i Përgjithshëm i Izraelit, Avichai Mandelblit, ende nuk ka vendosur të ngre akuza kundër kryeministrit./Rtv Islam/

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit