New York, Erdoğan takon shefin e OKB-së

Mos i humb

Washington
Presidenti turk, Recep Tayyip Erdoğan, ka takuar në New York sekretarin e përgjithshëm të Kombeve të Bashkuara (OKB), Antonio Guterres

Takimi u zhvillua në selinë e OKB-së në margjinat e seancës së 74-të të Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së.

Në një deklaratë, OKB tha se Erdoğan dhe Guterres shkëmbyen mendime për luftën kundër ndryshimeve klimatike.

“Ata po ashtu diskutuan situatat me shqetësim të ndërsjellë, duke përfshirë Sirinë, Libinë dhe Qipron”, tha OKB.

Erdoğan po ashtu zhvilloi disa bisedime me liderët botërorë, duke përfshirë edhe me kryeministrin e Shqipërisë, Edi Rama, bisedime të cilat u zhvilluan me dyer të mbyllura.

Më vonë, presidenti turk u takua me kryeministrin britanik, Boris Johnson.

Në takimin me dyer të mbyllura, ndër të tjerë morën pjesë edhe ministri turk i Thesarit dhe Financave, Berat Albayrak, ministri i Mbrojtjes, Hulusi Akar, ministrja e Tregtisë, Ruhsar Pekcan dhe drejtori i komunikimeve, Fahrettin Altun.

Figura tjetër politike që u takua me presidentin Erdoğan ishte Gabriela Cuevas Barron, presidente e Unionit Ndër-Parlamentar. Takimi u mbajt në selinë e OKB-së, por ishte i mbyllur për media.

Ai po ashtu priti në takim kryeministrin italian, Giuseppe Conte.

Takimi midis presidentit Erdoğan dhe kryeministrin Conte zgjati 45 minuta, ndërsa të pranishëm ishin edhe ministri turk i Mjedisit, Murat Kurum dhe ministri i Punëve të Jashtme, Mevlüt Çavuşoğlu.

Më herët gjatë ditës së djeshme, Erdoğan iu adresua Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit