New York Times: Princi Saudit miratoi marrjen në pyetje të Khashoggit

Mos i humb

Princi i trashëguar saudit, Mohammed bin Salman, pavarësisht nga ajo që Riadi ka deklaruar, ishte në dijeni dhe “ka miratuar” marrjen në pyetje që “përfundoi keq” të gazetarit disident Jamal Khashoggi në Konsullatën e Stambollit, për të cilin kishte urdhëruar një transferim të detyruar në Arabinë Saudite.

Gazeta amerikane “New York Times” ka raportuar lajmin, duke cituar burime të brendshme. Zyrtari i inteligjencës që kreu marrjen në pyetje ishte “një mik i princit”.

007-at saudite kanë këmbëngulur shumë në punën e tyre, duke arritur deri në vrasjen e gazetarit disident.

Gjatë natës, janë mbyllur edhe hetimet turke në konsullatën saudite të Stambollit, si pjesë e hetimit për zhdukjen e Jamal Khashoggi, transmeton gazeta-shqip.com. Sipas televizionit Al Jazeera, i cili citon burime anonime të Prokurorisë turke, hetuesit “gjetën prova për vrasjen” e gazetarit brenda ndërtesës./Kosova Post/

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit