“Nga Covid-19 mund të vdesin të paktën 200 mijë njerëz këtë vit në SHBA”

Mos i humb

Specialistët për sëmundje infektive kanë parashikuar se në SHBA, në skenarin më të keq mund të vdesin nga 200 mijë deri në 2.2 milionë njerëz deri në fund të vitit nëse koronavirusi i ri (Covid-19) vazhdon të përhapet në këtë mënyrë.

Sipas lajmit të “Business Insider”, një studim modelimi është zhvilluar nga 18 specialistë për sëmundje infektive që donin të shihnin se si Covid-19 do të ndikojë në të gjithë SHBA-në në muajt e ardhshëm.

Një ekip nga Universiteti “Massachusetts Amherst”, për studimin në fjalë ka bashkuar të dhënat e marra nga dhjetëra specialistë.

Sipas studimit, epidemia mund të prekë nga 160 deri në 214 milionë njerëz deri në fund të vitit 2020 dhe se në skenarin më të keq në këtë periudhë mund të shkaktojë vdekjen e 200 mijë deri në 2.2 milionë njerëzve.

Epidemiologët nga “Imperial College London” paralajmëruan se kjo shifër mund të jetë shumë më e lartë nëse qeveria federale do të dështojë në zbatimin e masave të rrepta për të vënë nën kontroll koronavirusin.

Më tej thuhet se nëse nuk do të ketë distancë sociale, Covid-19 mund të vrasë miliona amerikanë duke nisur nga fundi i majit ose fillimi i qershorit dhe se vala e dytë e Covid-19 mund të shënohet në periudhën mes muajit gusht dhe dhjetor.

Disa ekspertë mbrojnë idenë e tyre se qeveria federale në SHBA ka regjistruar vetëm 5 deri në 20 për qind të rasteve të Covid-19 në muajin mars.

Me shifrën prej 85.991 rasteve të shënuara me Covid-19, SHBA është renditur e para duke kaluar Kinën dhe Italinë. Në vend për shkak të virusit kanë vdekur 1.301 persona.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit