Nga hormonet te tumoret, këto janë sëmundjet që lufton fara e zezë

Mos i humb

Studimet shkencore tregojnë e bima e farës së zezë ka shumë dobinë në balancimin e metabolizmit dhe sistemit të imunitetit, si dhe mund të ndihmoj në funksionim të shëndetshëm të organizmit.

Për t’u arritur efekti i dëshiruar është e nevojshme të dihet dozimi i drejtë, si edhe koha në të cilën mund të priten efektet pozitive.

Nigella Sativa, apo fara e zezë është një bimë, lëngu i së cilës mjekon çrregullimet e menstruacioneve, mbyt parazitet në zorrë, shërben kundër paralizës, hemorroideve, acarimeve akute, kundër rënies së flokëve, si dhe kundër halucinacioneve.

Fara e zezë përmban vaj acidik të pangopur, vaj me eter, vitamina dhe një sërë substancash të tjera të domosdoshme për organizmin. Tashmë është vërtetuar se vaji acidik i pangopur që përmban fara e zezë ndikon pozitivisht mbi metabolizmin e trupit, rrit imunitetin dhe ndalon alergjinë.

Sipas mjekësisë moderne, ky lloj vaji ndihmon në bashkëtrajtimin e sëmundjeve beninje (tumorale).

Efektet janë shumë të mira kryesisht kur përdoret edhe mjalti në kombinim me të.

Trupi i njeriut nuk i prodhon këto vajra dhe është i detyruar t’i marrë nga jashtë, dhe llogaritet se 1 gram vaj i farës së zezë është i mjaftueshëm për nevojat ditore. /tesheshi.com/

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit