Nga sheqeri që konsumojmë formohet tumori në zorrë

Mos i humb

Sheqeri mund të përshpejtojë rritjen e tumoreve në zorrë.

Sipas një studimi të ri të kryer nga Weill Cornell MEdicinë në Nje York, bënë një eksperiment në minjë.

Dhe ata vrenjtën se minjtë që konsumonin shurup me nivel të lartë të sheqerit, tumoret e zorrëve rriteshin më shpejtë, shkruan Daily Mail, transmeton indeksonline.

Shuma thuhet se është e barabartë me njerëzit që konsumojnë pije me sheqer gjatë ditës.

Dr Lewis Cantley, bashkautor i studimit nga Weill Cornell Medicine, tha se ky studim tregon se pse konsumimi i pijeve dhe ushqimeve të ëmbla mund të ndikojë në rritjen e tumoreve në zorrë.

“Ky vëzhgim në modelet e kafshëve mund të shpjegojë se pse rritja e konsumit të pijeve të ëmbla dhe ushqimeve të tjera me përmbajtje të lartë të sheqerit gjatë 30 viteve të fundit është në korrelacion me një rritje në kanceri në 25-50 vjeç në Shtetet e Bashkuara”, ka thënë ai.

Një kuptim i asaj se si sheqeri ushqen kancerin mund të çojë gjithashtu në një qasje të re ndaj trajtimit, sugjerojnë shkencëtarët e studimit.

Sidoqoftë, disa ekspertë kanë paralajmëruar se mekanizmi ishte demonstruar në minj të ndërtuara gjenetikisht për të qenë të prirur ndaj kancerit dhe nuk mund të shfrytëzohet njëjtë në njerëz.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit