Nga sot rritet numri i testimeve, mund të bëhen edhe në laboratorët privat

Mos i humb

Ardi Veliu: Dora kriminale i mori jetën Arbenit!

Është përkujtuar mesditën e sotme në Berat 20-vjetori i rënies në krye të detyrës i ish/drejtuesit të lartë të Policisë së Shtetit,...

Tragjedia në Bejrut, Këshilli i Ambasadorëve Shqiptarë: Të trishtuar për këtë ngjarje, jemi pranë popullit libanez

Këshilli i Ambasadorëve Shqiptarë shpreh ngushëllime për ngjarjen tragjike të ndodhur në Bejrut të Libanit, ku nga shpërthimi i fuqishëm në port...

Shkarkohet gjyqtarja e Apelit Shkodër, Lindita Hoxha

Gjyqtarja e Gjykatës së Apelit Shkodër, Lindita Hoxha është shkarkuar nga detyra. Hoxha u përball të hënën me Komisionin...

Bashkoi dy apartamentet, i bëri furrë buke dhe parukeri në katin e parë të pallatit

Deri ne datën 26 nëntor 2019 kur gjatë tërmetit që u mori jetën 51 qytetarëve dhe u shpallën te pabanueshëm qindra objekte,...

Ministri i Shëndetësisë, Armend Zemaj, ka bërë të ditur se nga sot do të rritet numri i testimeve.

Ministri i Shëndetësisë, Armend Zemaj, në seancën e Kuvendit të Kosovës, ka bërë të ditur se që nga sot do të rritet numri i testimeve.

Ai ka bërë të ditur se sot ka nënshrkuar dy udhëzime administrative të cilat do të mundësojnë testimet në laboratorë privat dhe publik si dhe në QMF-të e Prishtinës, raporton lajmi.net.

“Sot vetëm kam nënshkruar dy udhëzimet administrative. Kam nënshkruar bordin e ri për licencim për pjesën për Covid të laboratorëve privat dhe menjëherë sot do të fillojnë edhe institucionet publike që ta rrisin numrin e testimeve edhe komuna e Prishtinës është në pritje të testimeve dhe besoj që edhe institucionet e tjera dhe private do të përgatiten për këtë punë. Kështu që ky është informacioni i fundit”, tregoi Zemaj.

Ai ka kërkuar nga deputetët e Kuvendit të Kosovës që të mos e politizojnë çështjen e testimeve, pasi që siç theksoi të gjithë depuetët janë testuar në bazë të listës që kryetarja Vjosa Osmani i ka dorëzuar.

“ Është mirë me e potencua dhe po e përsëris. Mos krijoni shfaqje teatrale të cilat janë të thirrura në të pavërteta sa i përket të të tesuarve, testimit nevojës për testime e sidomos ju që jeni pjesë e Kuvendit. Kryetarja e kuvendit e ka dorëzuar dy lista për testime si nevoja të kuvendit dhe të gjithë janë testuar dhe pikat e kontaktit të tyre. Andaj kjo është e vërteta dhe nëse është ndryshe përgjigjen zyrtare e ka marrë kryetarja e kuvendit dhe besoj e keni edhe ju. As nuk jeni të privilegjuar e as nuk jeni më pak të renditur se asnjë qytetar tjetër sa i përket testimeve. Të gjitha testimet sipas informacioneve janë me protolkol dhe janë të shënuara arsyet e testimit, qoftë ata që delegohen nga QKMF-të, qoftë ata në Infektivë, qoftë ata në qendrat rajonale të shëndetit publik. Andaj është mirë t’i informoni drejt qytetarët. Nuk është në interesin politik e as publik të hidhni dezinformata. Çdo statistikë zyrtare ju lutem kërkojeni dhe do ta keni. Nuk ëhstë në interesin e askujt që të bëj problematikë me testime, as t’i ik testimeve e as të shkojë në punë si i dyshuar dhe me simptoma të Covidit. Besoj që këtë duhet ta keni të gjithë parasysh. Askush nuk ka të drejt ta infektoj e ta rrezikoj tjetrin dhe kjo është e sanksionuar edhe si vepër penale. Mos luani me emërtime, por duhet të keni informata të sakta se kush kërkon testime. Ka edhe nevoja që do të shkojnë jashtë vendit për testime”, theksoi Zemaj.

- ISLAMSHOP.CH -
- ISLAMSHOP.CH -

Të fundit

Sot në Gjermani filloi testimi i detyruar i udhëtarëve.

Siç ishte paralajmëruar, sot në Gjermani ka filluar testimi i detyruar për koronavirus për të kthyerit nga zonat e rrezikut. Qindra njerëz...

Libani apelon për mbështetje të vendeve arabe pas shpërthimit

Presidenti libanez, Michel Aoun, u bëri thirrje vendeve arabe të mbështesin Libanin, pas shpërthimit masiv në Portin e Bejrutit.

Humb jetën gruaja e ambasadorit holandez që u plagos në shpërthimin në Bejrut

Ka humbur jetën Hedwig Waltmans-Molier, gruaja e ambasadorit të Holandës në Bejrut Jan Waltmans, e cila ishte plagosur rëndë në shpërthimin që...

Rritet ndjeshëm numri i të infektuarve me Covid19 në Itali, 552 raste të reja në 24 orët e fundit

Është rritur ndjeshëm numri i personave të infektuar me Covid19 në Itali. Sipas informacioneve zyrtare, në 24 orët e fundit ka pasur...

Irani regjistron 132 vdekje të reja nga COVID-19

Me 132 vdekjet e regjistruara gjatë 24 orëve të fundit nga koronavirusi i ri (COVID-19), në Iran është rritur në 18.264 numri...