Nga viti 2000 ATK-ja inkasoi 574 milionë euro

Mos i humb

Drejtori i Përgjithshëm i Administratës Tatimore të Kosovës (ATK), Sakip Imeri, mban konferencë për medie, ku do të prezantohen të arriturat dhe zhvillimet në 10-vjetorin e pavarësisë.

Imeri tha se nga viti 2000 ATK-ja ka inkasuar 574 milionë euro.

“Kjo konferencë i dedikohet 18 vjetorit të themelimit të zhvillimeve në ATK-së, dhe gjithë zhvillimit në ATK dhe 10 vjetorit të pavarësisë. ATK ka arrit të jetë institucion i konsoliduar i të gjitha reformave që kanë ndodh në Kosovë dhe përgatitjet që priten të ndodhin edhe këtë vit edhe në vitin 2019″.

“ATK gjatë këtyre 18 viteve ka filluar me tatim në hotele fillimisht në vitin 2000, për të vazhduar me tutje në ngritjen e kapaciteteve me 574 milionë euro të realizuara. ATK rolin e saj e ka për Trustin Pensional të Kosovës duke administruar njëjtë, ndërsa Dogana është agjent për administrimin e TVSh-së në kufi për importin që kryhet”.

Imeri tha se viti 2018 është vit i mbarë pasi që të hyrat janë më të mëdha në vitin 2017 për 2,6 milionë euro më shumë, raporton ekonomia, online. “Viti 2018 është vit që ka filluar mbarë për ATK nga 48,8 milionë euro të hyra të parashikuar 5,3% më shumë se plani jonë, 14% më shumë se viti i kaluar. 6,1 milionë euro më shumë se viti i kaluar”.

“Kontributet pensionale janë në rritje në vitin 2018 me 15.6 milionë euro, ku në vitin 2017 kanë qenë 14,3 milionë euro, dhe kjo është shenjë e rritjes së zhvillimit ekonomik dhe punësimit në Kosovë. 90% e të gjitha tatimeve deklarohen në mënyrë elektronike”./Kosova Post/

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit