Nga vrasja e Santos te “Tahiri”, KLP “zhbiron” kandidatët e SPAK

Mos i humb

Këshilli i Lartë i Prokurorisë ka intervistuar sot tre kandidatë të SPAK, të cilët njihen edhe si prokurorët e dosjeve “të nxehta”, përkatësisht Ndini Tavani, Vladimir Mara dhe Dritan Prençi.

Kandidatët janë pyetur për karrierën e tyre dhe vështirësitë që kanë hasur gjatë punës në sistemin e drejtësisë, si dhe për dosjet e bujshme që kanë hetuar.

Ndini Tavani mban aktualisht detyrën e Kryetarit të Shoqatës së Prokurorëve të Shqipërisë, por njëkohësisht edhe Prokuror në Njësinë AntiKorrupsion në Tiranë.

Ai ka qenë pjesë e grupit hetimor që ka ndjekur vrasjen e bankierit Artan Santo. Konkretisht prokurori Tavani është marrë me hetimin e veprimtarisë së punës së Bankës Credins, ku ishte aksioner Santo, si edhe transaksionet që janë bërë nga kjo bankë.

Pyetjet për te lidhen me cilësitë që do te sjell prokurori Tavani ne SPAK, çfarë do te thotë SPAK ne botëkuptimin e tij juridik dhe njerëzor. Ndërkohë që komuniteti ndërkombëtar pyeti prokurorin Tavani se cila “është qasja juaj organizative e pare kur merrni ne dore një dosje?”.

Vladimir Mara prezantoi para KLP aktivitetin e tij profesional ndër vite dhe disa nga çështjet më të spikatura që ka pasur në hetim: goditje e grupeve kriminale, si grupin e Tepelenës, dosja “339” me 74 personat nën hetim, sekuestrim sasie të madhe heroine në Kosovë, bashkëpunim me autoritetet ndërkombëtare në luftën kundër krimit të organizuar, duke përdorur metodat speciale të hetimit.

Prokuror Mara është pyetur për afatin e zgjatjes se një çështje nga ato që ai ka hetuar, çfarë bën për te mbajtur mendjen te shëndoshe duke pasur parasysh presioni dhe stresin gjatë punës.

Ai ka paraqitur për vlerësim dosjet qe kanë mbaruar duke thënë se “secila prej tyre ka specifiken e një dosje te ardhshme e SPAK  dhe aktualisht kam 12 dosje ne hetim”. Ai ka hetuar shume zyrtarë te larte shtetërore nga ish-ministra, ish-deputet etj.

Mara u përgjigj këshillit për rastin e vitit 2016, sekuestrim i sasisë se madhe prej 4 tone narkotikesh ne Vlore kur është akuzuar mediatikisht për filmimin e aksionit të policisë. “Nuk kam qenë fare prezent në vendngjarjen dhe kam lajmëruar për dekonspirim duke kërkuar një hetim për personat që morën pjese ne aksionin e policisë. Ne ketë rast media ka qene e përdorur dhe kam kërkuar që PP të bënte një sqarim publik”.

Si e keni menaxhuar dhe si ka ndikuar ne punën tuaj çdo emërim dhe transferim qe keni pasur në punën tuaj, ka qenë një tjetër pyetje për të cilën ai u përgjigj: Ne çdo vend qe kam punuar kam sjelle eksperiencën dhe jam përpjekur te bej më të mirën ne respekt te profesionit tim.

Dritan Prençi prezanton 9 vitet e tij ne Prokurorinë e Tropojës dhe 5 vite si Drejtues e Prokurorisë se Kukësit. Aktualisht është i komanduar tek Prokuroria e Krimeve te Renda. Ai ka dhënë dënime me burgime te përjetshme për Jaho Mulosmanin dhe dënim me burg për 2 anëtarë të familjes Haklaj.

“Përfaqësoj në gjykate aktualisht 2 çështje me zyrtare te larte ne hetim, ish-ministrin e brendshëm, ish drejtorin e burgjeve akuzuar për korrupsion. Besoj se cilësitë e mia dhe eksperienca ime janë ato të duhura për të qenë pjesë e SPAK. Aktualisht kam mbi 40 çështje në hetim me më shume se 5 gjyqe në ditë”, ka thënë ai.

Pyetur nëse ka pasur ndonjë kërcenim real, ai ka thënë: “Po kam pasur për shkak te akuzës që ngrita ndaj tij. Unë i rezistova presionit dhe aktualisht përfaqësoj ne gjykate rastin e tij. Nuk do të luhatem ne vendimmarrjen time derisa veproj konfirmo ligjit”.

 

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit