Ngjarja në Bularat, reagon Bushati: Situatat janë përtej kontrollit njerëzor, ndërsa sjellja…

Mos i humb

Me anë të një statusi në Twitter, ministri i Jashtëm Ditmir Bushati ka reaguar për skenat që u panë dje në Bularat, gjatë varrimit të Kostandinos Kacifas.

Duke cituar një shprehje të famshme të ish-kryeministrit britanik Benjamin Disraeli, Bushati shpjegon dhe qëndrimin e autoriteteve shqiptare ndaj zhvillimeve të ditëve të djeshme në Bularat. Bushati thotë se “situatat janë përtej kontrollit njerëzor, por sjellja është pjesë e fuqisë tonë. Ne politikanët gjykohemi vetëm nga veprimet tona për të nxitur ose urtësuar situatat”.

Gjatë ditës së djeshme në Bularat u zhvillua ceremonia e varrimit të Konstandinos Kacifas, ku pati provokime dhe thirrje të shumta antishqiptare.

Ndërkohë, kryeministrat e të dy vendeve, Edi Rama dhe Aleksis Cipras e kanë dënuar këtë sjellje duke kërkuar qetësi, si dhe kanë theksuar se kjo situatë nuk prek marrëdhëniet e mira mes dy shteteve./Top Channel/

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit