“Ngjarja në konsullatë është e tmerrshme, të mbrohet stabiliteti i Arabisë Saudite”

Mos i humb

Kryeministri i Izraelit, Benjamin Netanyahu, në lidhje me çështjen e vrasjes së gazetarit saudit, Jamal Khashoggi, është shprehur se ngjarjet në konsullatën në Stamboll janë të tmerrshme, por sipas tij, edhe stabiliteti i Arabisë Saudite duhet të mbrohet.

Netanyahu, në qytetin Varna të Bullgarisë, ku ka marrë pjesë në takimin e “Këshillit të Bashkëpunimit Ballkanik” i cili zhvillohet me pjesëmarrjen e liderëve të Bullgarisë, Greqisë, Rumanisë dhe Serbisë, ka folur për herë të parë deklarata rreth vrasjes së gazetarit saudit.

Në një konferencë për media pas seancës së këshillit, Netanyahu u shpreh se, “Ngjarjet e ndodhura në konsullatën në Stamboll janë të tmerrshme. Duhet të bëhet siç duhet çdo gjë që është e nevojshme. Në të njëjtën kohë dëshiroj të theksoj se vazhdimi i stabilitetit në Arabinë Saudite është shumë i rëndësishëm edhe për rajonin, por edhe për botën”.

Kryeministri Netanyahu shtoi se duhet të gjendet një rrugë që të jetë i qëndrueshëm edhe stabiliteti i Arabisë Saudite, por edhe të bëhet çdo gjë që është e nevojshme në lidhje me vrasjen e Khasshoggit.

Në një lajm të botuar ditën e djeshme nga gazeta amerikane “Washington Post” theksohet se kryeministri i Izraelit, pas vrasjes së gazetarit saudit dhe kolumnist i “Washington Post”, Jamal Khashoggi, ka pasur kontakt me presidentin amerikan, Donald Trump, ku prej tij ka kërkuar që t’i ofrojë mbështetje princit saudit, Mohammad Bin Salman.

– Vrasja e gazetarit Khashoggi

Jamal Kashoggi, gazetari dhe kolumnisti i “The Washington Post” dhe bashkëpunëtor i gazetës “Al Watan” që paraqet platformën kryesore të reformistëve sauditë, u zhduk më 2 tetor pasi kishte hyrë në Konsullatën e Arabisë Saudite në Stamboll. Pas më shumë se dy javëve mohime mbi fatin e Kashoggit, autoritetet e Arabisë Saudite më 20 tetor mbetën të detyruar të pohojnë se Kashoggi është vrarë gjatë një sherri në konsullatë.

Por pretendimi i palës saudite se kjo nuk ka qenë një vrasje e planifikuar nuk u pranua në opinionin ndërkombëtar, duke shkaktuar reagime nga shumë vende.

Ndërkohë presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdoğan, kishte theksuar se vrasja duhet të zbardhet me të gjitha detajet deri tek personi që ka dhënë urdhrin për “vrasjen e planifikuar”.

Ndërsa presidenti amerikan, Donald Trump, në njërën anë është shprehur se mund të zbatohen sanksione ndaj Arabisë Sauditë, dhe në anën tjetër ai ka dhënë edhe sinjalin se nuk dëshiron të prishë marrëdhëniet dypalëshe./Rtv islam/

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit