Ngjarje e rëndë në Pogradec, auto-ambualnca shtyp 77-vjeçaren. Dërgohet me urgjencë në spital

Mos i humb

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur këtë pasdite në Pogradec, ku një shofer duke drejtuar një auto-ambulancë ka përplasur një shtetase 77 vjeçe.

Për rrjedhojë, policia ka arrestuar shtetasin Ll.P., 62 vjeç, banues në Korçë. Ndërsa, 77-vjeçarja është dërguar për kurim në Spitalin e Tiranës.

Njoftimi i policisë:

Pogradec

Specialistët e Sektorit për Policinë Rrugore, bënë arrestimin në flagrancë të shtetasit:

Ll.P., 62 vjeç, banues në Korçë.

Arrestimi i tij u bë pasi, ky shtetas në lagjen nr.1 Pogradec, në vendin e quajtur “Ish-Banka”, duke drejtuar mjetin tip “Benz” (autoambulancë) ka aksidentuar shtetasen K.P., 77 vjeçe, banuese në Pogradec, këmbësore në rrugë, e cila u transportua në Tiranë në gjendje të rëndë shëndetësore.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Pogradec për veprën penale “Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor”.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit