Ngordh rinoçeronti i Bardhë Verior, ishte mashkull i fundit i këtij lloji në botë

Mos i humb

Si pasojë e ndërlikimeve të moshës, në Kenia ka ngordhur mashkulli i fundit në botë nga specia e rinoçerontit të Bardhë Verior.

Në një deklaratë të qendrës për kujdes të kafshëve, Ol Pejeta në Kenia, thuhet se rinoçeronti mashkull, me emrin Sudan, ka vdekur nga komplikimet si pasojë e moshës së tij 45 vjeçare.

“Me zemërim të thellë ne në Ol Pejeta Conservancy dhe kopshti zoologjik e Dvur Kralove njoftojmë se mashkulli i fundit në botë nga specia e rinoçerontit të Bardhë Verior ka ngordhur në moshën 45 vjeçare”, thuhet në njoftim.

Drejtori ekzekutiv i Ol Pejeta, Richard Vigne, deklaroi për AA se veterinerët e kanë trajtuar Sudanin për probleme shëndetësore të shkaktuara nga mosha e shtyer, të cilat më vonë i kanë shkaktuar dhimbje të mëdha dhe plagë trupore.

Ai tha se veterinerët dhe ekspertët në kopshtin zoologjik kishin marrë një vendim të detyrueshëm për të zbatuar eutanazi.

Qendra për konservimin e specieve të rralla vazhdon të kujdeset për dy rinoçerontet e Bardha Veriore femra.

“Ata rinoçerontët e Bardhë Verior, kanë qenë shumë pjellorë në Afrikën e Veriut por numri i tyre ka rënë si pasojë e gjahut të paligjshëm nga shkaku i kërkesës për bririn e tyre”, tha Vigne.

Sipas ekspertëve, mosha 45 vjeçare e Sudanit është e barazvlefshme me një njeri 100 vjeçar.

Sperma e Sudanit është konservuar me shpresë se një ditë shkencëtarët do të mund të rikthejnë në jetë këtë specie gjigante./Rtv Islam/

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit