Ngordhje masive e peshqve në Australi

Mos i humb

Qindra mijëra peshq kanë ngordhur sot në një pjesë të një prej lumenjëve më të mëdha në Australi, që është rasti i tretë i këtij lloji javëve të fundit, gjë që zyrtarët lokal i fajësojnë thatësirat, mirëpo kritikët konsiderojnë se së paku pjesërisht për këtë është përgjegjës menaxhimi i dobët me resurse ujore.

Ngordhja masive ka filluar mbrëmë në lumin Darling afër vendit Menindi në pjesën perëndimore të shtetit australian Uelsi Jugor i Ri.

Kjo është zonë ku janë gjetur qindra mijëra peshq të ngordhur në fillim të janarit, menjëherë pas Vitit të Ri.

Dyshohet se vapa e madhe ka shkaktuar lulëzimin e algave, të cilat pastaj janë vyshkur për shkak të temperaturave të ftohta të natës sepse është thithur oksigjeni nga uji.

Kryeministrja e Uelsit Jugor të Ri Gladys Berejiklian ka fajësuar kualitetin e dobët të ujit dhe thatësirat e mëdha të cilat e ka kapuluar këtë pjesë të Australisë.

Ministri për ujëra rajonale Niall Blair ka thënë se ministria e tij e di se kushtet janë të tmerrshme dhe ka thënë se në rajonin Menindi janë dërguar dy aparate me energji solare për injektimin e oksigjenit në lum.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit