Ngrica në Europë i merr jetën 24 personave

Mos i humb

I ftohti siberian, i përplasur mbi Europë në dalje të dimrit, ka marrë 24 jetë njerëzish.

Të paktën 9 vdekje raportohen në Poloni, 4 në Francë, 5 në Lituani, 3 në Republikën Çeke, 2 në Rumani dhe 1 në Itali. Në mesin e viktimave të frontit të acartë është dhe një e moshuar franceze, e cila u gjet pa jetë përpara dyerve të azilit ku qëndronte, si dhe një 83-vjeçare rumune, që dergjej në mes të rrugës, e mbuluar nga bora.

I mbiquajtur prej mediave britanike si “Bisha nga Lindja”, sistemi i stuhive dimërore solli erëra të forta, reshje të dendura dëbore e akull në rrugë. Rënia e ndjeshme e termometrit gjatë natës bëri që udhëtarët në pjesë të ndryshme të Europës të përballen me kushte tejet të vështira qarkullimi.

Problemet nuk kanë kursyer as linjat hekurudhore. Si të mos mjaftonte vala e parë e të ftohtit, Spanjës iu desh të përballej edhe me një front të dytë ngricash që mbolli kaos e detyroi shpalljen e emergjencës nga bora në të paktën 20 provinca. Situata është ende larg qetësimit, ndaj autoritetet i kanë nxitur banorët të shmangin rrugëtimet e konsideruara jo të domosdoshme.

Në rastet kur janë vërtet të detyruar të marrin makinën, ata këshillohen të mbajnë me vete batanije, pije të ngrohta, ndërsa të tjerëve, nëse munden, u kërkohet t`i hedhin një sy fqinjëve të moshuar për të verifikuar gjendjen e tyre.

Top Channel

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit