Ngrihen grupet e punës për Reformën Zgjedhore, ja si ndahen detyrat për maxhorancën dhe opozitën (Organizimi)

Mos i humb

Komisioni i posaçëm parlamentar për reformën zgjedhore do mblidhet mëngjesin e së enjtes. Për t’i dhënë përgjigje prioriteteve të palëve të përfshira në këtë proces, janë ngritur tre grupe pune të përbërë nga anëtarët e këtij komisioni ad hoc, konstituimi I të cilave do jetë pikë e parë e rëndit të ditës në mbledhjen e së enjtes.

Është menduar që për çështjen e diskutimit rreth sisemit zgjedhor, grupi i punës të përbëhet nga deputetët Damian Gjiknuri dhe Bashkim Fino nga PS dhe Myslim Murrizi dhe Nimet Musaj, nga opozita parlamentare. Për çështjet që kanë të bëjnë me financimin e partive politike në zgjedhje, grupi punës përbëhet nga Blerina Gjylameti dhe Klitilda Ferhati nga PS dhe Arben Elezi dhe Ralf GJoni nga opozita parlamentare. Grupi i tretë i cili do diskutojë mbi një ndër prioitetet e mazhorancës, atë të garantimit të votës së emigrantëve, do përbëhet nga Alket Hyseni dhe Adnor Shameti nga PS dhe Korab Lita e Adriatik Alimadhi nga opozita parlamentare.

Në mbledhjen e së enjtes mesohet se do prezantohet paketa e parë që adreson rekomandimet e ODIHR-it për fushatën zgjedhore, kuotat gjinore, financimin e fushatës, regjistrimin e subjekteve dhe abuzimin e administrës.

Gjatë ditëve të fundit kryeminitri Edi Rama ka deklaruar se miratimi i reformës zgjedhore do kalojë në dy faza. Në të parët, e cila synohet të miratohet brnda muajit dhjetor të këtij viti, bëjnë pjesë ndryshimet ligjore, bazuar në rekomandimet e OSBE/ODIHR në tre zgjedhjet e fundit. Ndërkohë që në fazën e dytë të diskutohet çështje që kanë më tepër peshë politike, si vota e emigratëve, mundësia për rishikimin e sistemit zgjedhor dhe aplikimi i teknologjisë në zgjedhje.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit