Nigeri, 103 të vdekur nga ethet Lassa

Mos i humb

Numri i të vdekurve si pasojë e epidemisë së etheve Lassa në Nigeri është rritur në 103 persona, (AA).

Qendra për kontroll të sëmundjeve në Nigeri (NCDC) njoftoi se ethet Lassa përveç në kryeqytetin Abuja është përhapur edhe në 26 krahina nigeriane.

“Gjatë shtatë javëve të fundit kanë vdekur 103 persona të sëmurë”, theksohet në njoftimin e Qendrës për kontroll të sëmundjeve në Nigeri.

Paralajmëruan se ethet këtë vit shumë më shpejtë përhapen se vitet e kaluara.

Qeveria e Nigerisë në fund të janarit shpalli gjendje të jashtëzakonshme për shkak të përhapjes së shpejtë të epidemisë vdekjeprurëse të etheve Lassa.

Ethet Lassa janë ethe hemorragjike virale për të cilën nuk ka vaksinë. Ajo manifestohet nga dëmtimi i enëve të gjakut dhe organeve të shumta, ndërsa simptomat janë gjakderdhje dhe dhimbje të forta në trup.

Nuk është një lloj i ri i sëmundjes, por epidemia e tanishme është shumë më e fortë se ato të mëparshme. Shpërthimi i parë i etheve lassa në Nigeri është regjistruar në vitin 1969 dhe është raportuar në vendet e tjera afrikane përfshirë Mali, Togo, Gana, Liberia dhe Sierra Leone.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit