Nigeri, 15 të vdekur në sulmin e Boko Haram-it

Mos i humb

Të paktën 15 persona humbën jetën si pasojë e një sulmi që organizata terroriste Boko Haram kreu në verilindje të Nigerisë ndaj autokolonës së Babagana Zulum, guvernatorit të rajonit Borno.

Sipas lajmeve në shtypin kombëtar, autokolona në të cilën ndodhej edhe Zulum u sulmua nga Boko Haram në rajonin Baga derisa po shkonte për të pritur personat e zhvendosur.

Në sulm u vranë 15 persona, përfshirë 7 policë dhe 3 ushtarë. Shumë të tjerë u plagosën.

Ndërkohë bëhet e ditur se Zulum ka shpëtuar pa marrë plagë dhe se janë dëmtuar mjetet.

Që nga viti 2009 afër 20 mijë persona e kanë humbur jetën si pasojë e akteve të dhunës masive të Boko Haramit, organizatë e cila është aktive nga fillimi i viteve 2000 në Nigeri.

Organizata nga viti 2015 ka ndërmarrë sulme edhe në shtetet fqinje si Kamerun, Benin, Çad dhe Niger. Të paktën 2.000 persona e kanë humbur jetën në sulmet e organizatës në pellgun e Liqenit të Çadit.

Përcaktimi i Abu Musab al Barnawi, një nga ish krerët e Boko Haram-it si lider i ri i organizatës në vitin 2016 shkaktoi polemikë dhe ndarje brenda organizatës mes Barnawi dhe Abubakar Shekau i cili ka qenë udhëheqës nga viti 2009.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit