Nigeri, 25 të vdekur nga sulmet e armatosura

Mos i humb

Në sulmet e armatosura mbrëmë në pjesën qendrore të Nigerisë, shtet në Afrikën Perëndimore, kanë humbur jetën 25 persona.

Sipas mediave lokale, 25 persona humbën jetën si pasojë e sulmeve të armatosura në afërsi të fshatrave Kaura dhe Bassa pranë provincës Plateau.

Zëdhënësi i policisë rajonale, Mathias Tyopev deklaroi se 3 nga të vdekurit janë fëmijë dhe 3 gra.

Tyopev thotë se fshatarët janë sulmuar nga persona ende të paidentifikuar. Ai tha se kanë filluar hetimet lidhur me rastin.

Rajoni kohë pas kohe bëhet skenë e përleshjeve mes fermerëve dhe barinjve. Në një sulm të armatosur dy ditë më parë në provincën Plateau mbetën të vrarë 16 persona./Rtv Islam/

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit