Nigeri, 9 të vdekur nga shpërthimi i tankerit të naftës

Mos i humb

 

 

 Së paku nëntë persona kanë humbur jetën gjatë shpërthimit të një tankeri të naftës sot në qytetin Lagos të Nigerisë, ndërsa katër të tjerë janë plagosur, njoftuan nga agjencia shtetërore për shpëtim.

Adesina Tiamiyu, drejtor i Agjencisë shtetërore për menaxhim me katastrofa në Lagos, në njoftim theksoi se gjatë shpërthimit, që ndodhi në afërsi të urës frekuentuese Otedola, janë djegur 54 automjete.

“Për fat të keq, me gjetjen e kufomave u konfirmua vdekja e nëntë personave, ndërsa katër të tjerë janë lënduar dhe dërguar në spital”, tha Tiamiyu.

Druhet se numri i viktimave mund të rritet.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit