Nigeri, çdo vit nga malaria vdesin 4.500 gra shtatzëna

Mos i humb

Epidemia e malaries në Nigeri, një nga shtetet e Afrikës Perëndimore, çdo vit shkakton vdekjen e 4.500 grave shtatzëna, (AA).

Drejtori i projektit të kurimit parandalues të grave, Orji Jhpiego deklaroi se 11 për qind e nënave me fëmijë janë goditur me malaria në Nigeri.

“Rreth 4.500 gra shtatzëna vdesin për shkak të malarias në Nigeri”, tha Jhpiego.

Duke theksuar se 25 për qind e rasteve të malaries në të gjithë botën janë në Nigeri, Jhpiego tha se “duhet mbrojtur gratë shtatzëna nga kjo sëmundje”.

Sipas të dhënave të Organizatës Botërore të Shëndetësisë, më së shumti raste të malarias në botë janë regjistruar në Nigeri.

Në vitin 2018, 155 milionë persona në të gjithë botën janë prekur nga malarja, nga të cilët 84 milionë janë raportuar në Nigeri dhe Republikën Demokratike të Kongos.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit