Nigeri, dorëzohen 1050 anëtarë të Boko Haramit

Mos i humb

Si pasojë e operacioneve të zhvilluara nga njësitë ushtarake në verilindje të Nigerisë, janë dorëzuar mbi një mijë terroristë anëtarë të Boko Haram.

Koloneli Onyme Nwachukwu, në deklaratën e tij në emër të ushtrisë nigeriane, tha se në operacionet e zhvilluara në rajonet e Liqenit Çad dhe Monguno janë dorëzuar 1050 anëtarë të Boko Haram. Ai tha se 250 prej këtyre janë dorëzuar në rajonin e Liqenit të Çadit, ndërsa të tjerët në Monguno.

Koloneli Nwachukwu u bëri thirrje nigerianëve që jetojnë në rajonin ku është zhvilluar operacioni se anëtarët të Boko Haram pas operacioneve duke i lënë armët e tyre janë munduar të infiltrohen te popullata e rajonit.

Organizata terroriste Boko Haram është shfaqur që prej vitit 2000. Ndërkaq, në vitin 2009, ajo nisi aktivitetet e saj të dhunshme masive pas vdekjes së liderit të tyre të burgosur, Muhammed Jusuf. Qindra miliona njerëz detyrohen t’i braktisin vendbanimet e tyre si rezultat i sulmeve dhe përleshjeve të organizatës terroriste./Rtv islam/

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit