Nigeri, rreth 88 mijë fëmijë të rrezikuar nga kequshqyerja

Mos i humb

 

 

 

Dhjetëra mijëra fëmijë në verilindje të Nigerisë janë të rrezikuar nga kequshqyerja.

Fondi i Kombeve të Bashkuara për Fëmijë (UNICEF) njoftoi se rreth 88 mijë fëmijë në krahinat Borno, Adamawa dhe Yobe mund të vdesin për shkak të kequshqyerjes së madhe.

Geoffrey Ljumba, përfaqësues i UNICEF-it në Nigeri, u tha gazetarëve se çdo i pesti fëmijë në këto tre krahina përballet me vdekjen nëse nuk i nënshtrohet trajtimit.

Ai theksoi se vetëm gjatë mujave të fundit në këto krahina nga diarrea dhe kolera kanë vdekur 65 persona.

“Më shumë se 1.5 milionë persona në krahinën Borno, Adamawa dhe Yobe nuk kanë qasje në ujë të pijshëm. Kjo gjendje negativisht ndikon edhe mbi fëmijët e këtyre zonave”, tha Ljumba.

Ai theksoi se të ushqyerit është faktor shumë i rëndësishëm për zhvillimin e fëmijëve kudo në botë.

“Fëmijët që kanë ushqim të mjaftueshëm shpejtë zhvillohen dhe bëhen pjesëtarë të dobishëm të bashkësisë. Po ashtu, fëmijët që ushqehen më mirë janë shumë më rezistent ndaj sëmundjeve dhe katastrofave natyrore”, tha përfaqësuesi i UNICEF-it në Nigeri.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit