Niinisto rizgjidhet president i Finlandës

Mos i humb

Sauli Niinisto është rizgjedhur president i Finlandës në raundin e parë të zgjedhjeve presidenciale në këtë vend pasi ka marrë shumicën e votave.

Sipas televizionit shtetëror YLE, 70-vjeçari Niinistö, i kandiduar nga Partia e Koalicionit Nacional, arriti të bëhet president për herë të dytë pasi siguroi 63 për qind të votave.

Niinistö do të ushtrojë detyrën e presidentit edhe për një mandat tjetër prej gjashtë vitesh.

Ndërkaq, kandidati nga Partia e të Gjelbërve, Peka Haavisto, mori 12 për qind të votave.

Nga ana tejtër, Laura Huhstasaar, kandiatja e Partisë së Finlandezëve të Vërtetë, e cila njihet për politikat kundër migrantëve, ka marrë 7 për qind të votave.

Niinistö, i cili për herë të dytë fiton zgjedhjet që në raundin e parë, në periudhën mes viteve 1996-2003 ishte ministër i Financave, në vitet 2007-2011 ishte kryetar i Parlamentit ndërsa më 2012 u zgjodh president./Rtv islam/

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit