Nikolla: Respektojmë studentët, por tarifat nuk janë rritur

Mos i humb

Në konferencën për shtyp të lajmëruar pas protestës së mbajtur nga studentë të Politeknikut dhe Universitetit të Tiranës, por që e nisi me më shumë se gjysmë ore vonesë, ministrja e Arsimit dhe Sportit, Lindita Nikolla ka bërë një bilanc të reformës në arsimin e lartë, që thekson se do ta çojë deri në fund.

Nikolla theksoi se duhet të tregojmë respekt maksimal për të dëgjuar dhe komunikuar me studentët, por pasi ata refuzuan të dërgonin një përfaqësi për të diskutuar mbi shqetësimet që kanë ata, ministrja njoftoi se studentët kishin dërguar një letër me disa pika kërkesash në dikasterin e udhëhequr prej saj.

Ministrja e Arsimit njoftoi se studentët kishin kërcënuar me bojkot të mësimit nëse kërkesat e tyre nuk do të plotësoheshin brenda 24 orësh. Por, Nikolla bëri me dije se gjatë reformës për arsimin e lartë, nga viti 2014 deri në vitin aktual 2018, tarifat janë rritur me vetëm 5.500 lekë dhe kjo ka prekur vetëm Fakultetin e Gjuhëve të Huaja dhe Shkencave të Natyrës në vitin 2014, vit pas të cilit nuk ka pasur ndryshime. Edhe në lidhje me ndryshimet e bëra deri më tani, ministrja nxori një tabelë ku tregohej se rritje kishin pësuar jo degët me tarifat ekzistuese më të larta, por disa prej atyre me më të uëtat.

Nikolla theksoi ndër të tjera se janë mbyllur 22 universitete kioska, edhe pse ata u akuzuan se mbështesnin universitetet private, pasi nuk mund të lejonin që universitetet të krijonin një gropë financiare.

Ministrja tha më tej se universitetet vet kanë kërkuar që rritja e tarifave të jetë më e lartë. Megjithatë, vendimi nuk ka hyrë ende në fuqi dhe pritet të hyjë vitin e ardhshëm. Brenda kësaj kohe, ajo hoqi përgjegjësinë nga vetja, duke ua lënë universiteteve vendimmarrjen nëse do t’i rrisin apo jo.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit