Nikolla : Zgjidhni mësuesinë, ka treg të sigurt punësimi

Mos i humb

Ministrja e Arsimit, Lindita Nikolla, gjatë një takimi të zhvilluar me maturantë të qarkut Gjirokastër inkurajoi ata të zgjedhin Mësuesinë, pasi ka një treg të sigurt punësimi dhe garantohet merita në sistem.

Nikolla siguroi të rinjtë se mesatarja e tyre mbi 9 do t’i bëjë ata përfitues të bursave, që do të mbulojnë tarifat e shkollimit.

Ministrja e Arsimit iu përgjigj edhe shqetësimeve për Maturën Shtetërore ku maturantët diskutuan për penalitetet, dhe kërkuan rishikimin e disa rregullave presa i përket shenjave në fletë.

Ministrja e Arsimit, Lindita Nikolla ka zhvilluar edhe inspektime në shkolla të ndryshme të qarkut të Gjirokastrës, dhe takime me drejtorët e shkollave për shqetësimet e tyre dhe mbarëvajtjen e reformave./konica.al/

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit