Nintendo po bashkëpunon me Lego për një një lojë interaktive me Super Marion

Mos i humb

Lego dhe Nintendo po bashkëpunojnë duke shfrytëzuar eksperiencat e tare, për të ndërtuar nëpërmjet kubeve një set unik, që përmban disa nga personazhet, krijesat dhe tiparet më ikonë nga universi Super Marios.

Sikur në video-lojës klasike, seti i blloqeve Lego është i radhitur në atë formë, derisa personazhet e lojës kalojnë në mënyrë interaktive nëpër të, transmeton Telegrafi.

Në këtë lojë, përdoruesit do të ndërtojnë vet setin apo setet ku do të lëvizin, përfshirë edhe pjesët e ngritura, gropat, kanalet si dhe flamurin për fund.

Deri më tani, nuk ka të dhëna nëse lojtarët duhet ta kalojnë Marion nëpër shteg dhe të mbledhë monedhat e arit, apo do të realizohet edhe në ndonjë formë tjetër.

Kjo lojë atraktive, pritet të lansohet në fund të vitit, ndërsa brenda një kohe pritet të ketë edhe të dhëna shtesë se si do të funksionojë. /Telegrafi/

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit