Nis gjykimi ndaj kompanisë belge që eksportoi mish në Kosovë

Mos i humb

Sot në Gjykatën Antwerp të Belgjikës ka nisur procesi gjyqësor kundër kompanisë se mishit “Vanlommel” e cila transportoi mish në Kosovë.

Kompania po ndiqet penalisht për shkelje të rregullave të higjienës dhe për dërgimin e një grumbulli të mishit të skaduar në Kosovë, por pa qëllime mashtruese.

Në verën e vitit 2017, autoritetet e Kosovës kapën një peshë të mishit të ngrirë nga kompania Vanlommel në Olen.

Sasia e mishit të kapur ishte rreth njëzet ton, ku data e skadencës kishte skaduar rreth tre javë para se të kapej mishi.

Sipas kompanisë, ishte një gabim njerëzor: të dy paletat ishin të destinuara për industrinë e ushqimit të kafshëve dhe u dërguan gabimisht.

Agjencia e Ushqimit FASFC konfirmoi se nuk kishte indikacione për mashtrime të qëllimshëm. Kompania kosovare që pranoi mishin ishte gjithashtu e përfshirë në skandalin rreth thertores Veviba në Bastogne./Kosova Post/

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit