Nis peticioni për trajtimin e foshnjës Kasim nga Guta Lindore

Mos i humb

Në internet është iniciuar një peticion për trajtimin e foshnjës Kasim nga rajoni i Gutës Lindore të rrethuar nga regjimi i Bashar Asadit në Siri, i cili si pasojë e një sulmi ka mbetur jetim dhe ka marrë plagë të rënda në fytyrë.

Rrëfimi i Kasimit dyvjeçar nga Guta Lindore ishte bërë i ditur për opinionin botëror më 30 dhjetor nga AA.

Fushata e hapur në faqen Change.org me titullin “Trajtimi i foshnjes Kasim, i cili në moshë dyvjeçare u bombardua dhe iu copëtua fytyra”, synon të arrijë të paktën 5.000 nënshkrime.

Deri më tani, peticioni ka arritur të tubojë afër 2.900 nënshkrime.

Ndryshe, foshnja Kasim, njëlloj sikurse foshnja Kerim e cila u shndërrua në simbol të Gutës Lindore, ishte shënjestër e bombardimeve të regjimit të Asadit në prehërin e nënës.

Një sulm nga një avion i regjimit më 3 dhjetor e ndau Kasimin nga e ëma e tij. Ndërkaq, ai vetë mori plagë të rëndë në pjesën e hundës dhe gojës, duke humbur nofullën e epërme, zgavrën hundore dhe indet e buzëve dhe faqeve.

Kasimi mbeti për dy ditë nën kujdes intensiv pasi që kishte humbur vetëdijen.

Për Kasimin tani kujdeset i ati i tij, megjithatë, ai ushqehet me vështirësi, për shkak të të çarave të mëdha dhe frakturave në gojë dhe hundë.

I ati Muhamed Kahvexhi e ushqen atë duke injektuar ushqime të lëngshme përmes një sonde të futur në ezofag përmes hundës.

Kasimi i vogël përjeton dhimbje të mëdha kur lëviz fytyrën.

Për shkak të dhimbjeve, ai nuk mund të flasë dhe e ka të vështirë edhe të flejë.

Sikurse shumë fëmijë të tjerë, edhe Kasimi prejt të evakuohet nga Guta Lindore në mënyrë që të operohet në ndonjë spital me pajisje të plota./Rtv islam/

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit