Nis projekti i FRI për grumbullimin e vlerës së Kurbanit 2019

Mos i humb

Festa “Kurban Bajramit” po afron andaj të gjithë besimtarët kudo që ndodhen duhet të nisin të përgatitjet për këtë festë. Përgatitja e saj nis me planifikimin e prerjes së Kurbanit, në shenjë falenderimi për mirësitë e dhëna nga Krijuesi i Gjithësisë.

Fondacioni i Rinisë Islame në Zvicër, me rastin e afrimit të Kurban-Bajramit, njofton të gjithë besimtarët se ka filluar grumbullimin e vlerës së therjes së Kurbanit në trojet tona, duke ju ftuar t’i bashkohëni këtij projekti.

Kurbanet do të theren sipas një grafiku të hartuar në koordinim me bashkëpunëtorët tanë në vendlindje, për t’u shpërndarë në familjet e jetimëve, skamorëve dhe njerëzve në nevojë.

Vini Re: Pagesa përmes kontos deri më 8 Gusht 2019

Ndërsa kesh në Xhaminë Shqiptare në Seebach deri më 11 Gusht 2019

Tek Allahu nuk arrin as mishi as gjaku i kurbanit tuaj, por te Ai arrin devotshmëria juaj. Ai ashtu ua nënshtroi ato juve që ta madhëroni Allahun për udhëzimet që ua bëri. Bamirësve përgëzoi me begati… Sure Haxh ajeti 37.

Allahu ju begatoftë në të dy botët! Jua pranoftë Kurbanin! Amin!

Shënimet e xhirollogarisë-Bankverbindung

Fondacioni i Rinisë Islame

CH-8052 Zurich

PC-KONTO: 15-285718-9

IBAN: CH28 0900 0000 1528 5718 9

Tel: +41 43 300 16 17

Mobil: 41 79 469 50 36

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit